21 Dhjetor 2025, 13:25
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bllokuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Përmes një deklarate zyrtare PD u shpreh se ky është një bllokim me çdo kusht i drejtësisë dhe i vendimeve të saj.
Sipas saj, kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku nuk ka asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Ballukut bazohet në fakte. PD tha se me këtë akt Edi Rama mbron veten e tij dhe vjedhjet e tij miliardëshe, në mega-aferat e tunelit të Llogarasë, Aeroportit të Vlorës, “Dubait” të tij në Durrës, AKSHI-n dhe kopshtin privat të familjes.
Në fund, ajo tha se PD denoncon me forcën më të madhe këtë akt dhe bën thirrje qytetarëve të mbrojnë në protestat që do të zhvillohen nesër, ligjin dhe Kushtetutën.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Edi Rama, në një akt puçist dhe antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres së tij, Lubi Balluku, sipas tij deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një akt i rëndë puçist dhe antikushtetues, një bllokim me çdo kusht i drejtësisë dhe i vendimeve të saj, si dhe një mbrojtje me çdo kusht e bashkëvjedhëses së tij, Lubi Ballukut, me 300 apartamente, 2 jahte dhe 14 supermarkete, etj., etj.
Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut nuk ka absolutisht asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente për vjedhje mbi 1.2 miliardë euro, bazohet në hetimin e aferave të tjera si Unaza e Madhe e Tiranës me 450 milionë euro vjedhje, si dhe në gjetjen e 300 apartamenteve, dy jahteve dhe 14 supermarketeve të të pangopurës së tij, Lubi.
Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama jo vetëm që bllokon pushtetin gjyqësor, por merr gjithashtu pushtetin e Parlamentit dhe asgjëson de facto këtë institucion, pasi rregullorja dhe Kushtetuta, në nenin 118 “Për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg apo në shtëpi për ministrat dhe deputetët”, detyrojnë Parlamentin dhe Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet të shqyrtojnë “menjëherë kërkesën e Prokurorisë dhe të përfundojnë brenda dy javëve raportin për ta paraqitur si pikë të parë të rendit të ditës në seancën e parë plenare pasardhëse”.
Me këtë akt puçist dhe antikushtetues, Edi Rama mbron veten e tij dhe vjedhjet e tij miliardëshe në mega-aferat e tunelit të Llogarasë, Aeroportit të Vlorës, “Dubait” të tij në Durrës, AKSHI-n, kopshtin privat të familjes së tij, etj., etj. Por me këtë akt të paprecedentë, narkodiktatori i Tiranës provokon në mënyrën më të ulët qytetarët e revoltuar shqiptarë, të cilëve me gjuhë brigandi u thotë se “ju kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim sa të duam, sepse ju jeni qenie inferiore dhe për këtë arsye nuk ekzistoni”.
Partia Demokratike e denoncon me forcën më të madhe këtë akt puçist të Edi Ramës dhe bën thirrje: Në këmbë, qytetarë! Të mbrojmë nesër me guxim dhe vendosmëri ligjin dhe Kushtetutën, me revolta të fuqishme, për të shpëtuar sa më shpejt shqiptarët dhe Shqipërinë nga Ramaduro dhe regjimi i tij./Dosja.al
pd belinda balluku edi rama
Politike
21 Dhjetor 2025, 13:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Ramës se do t&eum...
Politike
21 Dhjetor 2025, 12:51
D.S
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, një...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:58
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua n&...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:56
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit t&eu...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:54
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me betimin e Avokatit të Popullit. Gjatë po...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se janë bërë tentativa nga magjistratë gjykatës e...
Politike
20 Dhjetor 2025, 22:14
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi duket se ka mbyllur plotësisht epokën e saj si politikane dhe i është futur botës së...
Politike
20 Dhjetor 2025, 21:19
M.L
Xhelal Sveçla
KOSOVA- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë...
Politike
20 Dhjetor 2025, 20:51
M.L
TIRANA- Kryeministri Edi Rama organizoi këtë pasdite në ambientet e Kryeministrisë ceremoninë tradicionale të fundvitit me ...
Politike
20 Dhjetor 2025, 20:23
E.d
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhj...