21 Dhjetor 2025, 14:51
Nga D.S
Elisa Spiropali
MAQEDONI E VERIUT: Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme me datat 22 dhe 23 dhjetor. Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
Gjatë vizitës zyrtare, Spiropali do të theksojë rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale. Spiropali do të zhvillojë një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.
Spiropali do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore. Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi./Dosja.al
maqedoni e veriut elisa spiropali ministria per europen dhe punet e jashtm
Politike
21 Dhjetor 2025, 13:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bllokuar vendimin e Prokurorisë s&...
Politike
21 Dhjetor 2025, 13:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Ramës se do t&eum...
Politike
21 Dhjetor 2025, 12:51
D.S
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, një...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:58
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i cili u zhvillua n&...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:56
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit t&eu...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:54
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me betimin e Avokatit të Popullit. Gjatë po...
Politike
21 Dhjetor 2025, 09:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se janë bërë tentativa nga magjistratë gjykatës e...
Politike
20 Dhjetor 2025, 22:14
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi duket se ka mbyllur plotësisht epokën e saj si politikane dhe i është futur botës së...
Politike
20 Dhjetor 2025, 21:19
M.L
Xhelal Sveçla
KOSOVA- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë...
Politike
20 Dhjetor 2025, 20:51
M.L
TIRANA- Kryeministri Edi Rama organizoi këtë pasdite në ambientet e Kryeministrisë ceremoninë tradicionale të fundvitit me ...