Aktualitet

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës/ Plagosen dy persona, arrestohet shoferi 33-vjeçar

Aktualisht dy të lënduarat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

20 Dhjetor 2025, 17:44 Nga E.d
Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës/
Foto ilustruse

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Qafë Plloçë–Qukës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Aktualisht dy të lënduarat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar njërin nga drejtuesit e automjeteve. Mbi 33-vjeçarin, banues në Pogradec, rëndon akuza për veprën penale“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.

Në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

aksident qafë plloçë–qukës policia

Sondazh

Poll