Politike

Berisha: U ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para shqiptarëve dhe botës zemërimin tonë të thellë

Në këtë prenoncim live në rrjetet sociale, ai thotë se të mos harrojmë se janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro.

20 Dhjetor 2025, 13:27 Nga E.d
Berisha: U ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Opozitës, Sali Berisha u bëri sot thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës me datë 22. Në këtë prenoncim live në rrjetet sociale, ai thotë se të mos harrojmë se janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro. Sipas Berishës, këto janë ngjarje në zhvillim dhe vetëm me anë të revoltës shpirtërore mund të ndalojnë.

"Jam plotësisht dakord me to. Duhet t’i kthej gjer në qindarkën e fundit. Për fatin më të keq, në qoftë se ka një sektor... se këtu njerëzit me të drejtë duartrokasin veprimet që bën prokuroria speciale kundër ministrave, por ama të mos harrojmë se në këtë kohë kur miliardat vidhen apo futen nga droga, janë sekuestruar gjithsej 60 milionë euro.60 milionë euro janë sa një kafe.Do merrni vesh dhe do mësoni të dashur qytetarë gjëra që kurrë nuk mund të mendoni se mund të ndodhnin në një shtet. Por këto janë në zhvillim. Ne na takon të ndahemi një minutë e më parë. Ndaj dhe u ftoj që me 22 dhjetor të tregojmë para shqiptarëve dhe botës zemërimin tonë të thellë, revoltën tonë shpirtërore, protestën e fuqishme kundër kësaj organizate kriminale që ka vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët në 12 vite në ato proporcione që ka vjedhur Bokaso, Mobutu apo Gedafi vendet e tyre." tha Berisha./Dosja.al

berisha

Sondazh

Poll