Politike

Akti i deputetëve të PD në parlament/ Berisha: Media dhe komuniteti ndërkombëtar po priste pikërisht zërin e opozitës

Lideri i opozitës tha se janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë, të cilat thonë se në Shqipëri zgjedhjet janë farsë, shteti është një narkoshtet, pluralizmi politik shtypet, korrupsioni nuk ndëshkohet dhe se drejtësia përdoret si armë kundër opozitës.

20 Dhjetor 2025, 12:56 Nga E.d
Akti i deputetëve të PD në parlament/ Berisha: Media dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për aktin e deputetëve të PD-së në parlamen. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se mediat dhe komuniteti ndërkombëtar po priste pikërisht zërin e opozitës.

Lideri i opozitës tha se janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë, të cilat thonë se në Shqipëri zgjedhjet janë farsë, shteti është një narkoshtet, pluralizmi politik shtypet, korrupsioni nuk ndëshkohet dhe se drejtësia përdoret si armë kundër opozitës. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria u shpall se fundmi në Uashington, në rezolutën e IDU-së rrezik për sigurinë Europiane dhe sigurinë e NATO-s. 

"Natyrisht, jehona jashtëzakonisht e fuqishme e aktit të deputetëve të PD në parlament, në mediat më të mëdha në botë, siç është FoxNews, CNN, Al Jazera, dhe media të tjera, është njëkohësisht një mbështetje e fuqishme për forcat demokratike, është dëshmi e faktit se këto media dhe komuniteti ndërkombëtar, atë që po priste ishte pikërisht zëri i opozitës, protesta kundër vjedhjes dhe korrupsionit.

Ndërsa përsa i përket Ramaduros, unë mund të ju them ju se, PD i parapriu kësaj jehone. Janë 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të qendrës së djathtë, dhe ua them se nuk ka qenë e lehtë të bindësh tre organizatat më të mëdha, por dhe të vetmet të të gjitha partive të qendrës së djathtë dhe të djathta, se në Shqipëri zgjedhjet janë farsë, se në Shqipëri shteti është një narkoshtet, se pluralizmi politik shtypet, se korrupsioni nuk ndëshkohet, se drejtësia përdoret si armë kundër opozitës, të gjitha këto nuk kanë qenë të lehta, për shkak të lobimit të stërfuqishëm të Edi Ramës.

Ju e patë, kush ishte lobistja e Edi Ramës në Bruksel. Ishte njeriu që kishte bërë ligjin, ishte Frederica Mogherini e cila duhet të ju them shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se, afera e Bruzhit është as 1/5 e aferës së saj të Tiranës me Edi Ramën. Por të gjitha këto u tejkaluan me sukses. Të gjitha këto, bota pa se ne kishim të drejtë në zërin tonë, se akuzat tona qëndronin dhe ishin jo vetëm në interes të shqiptarëve, por dhe në interes të rajonit dhe më gjerë.

Shqipëria u shpall se fundmi në Uashington, në rezolutën e IDU-së rrezik për sigurinë Europiane dhe sigurinë e NATO-s. Ju duhet të dini se, të gjitha të dhënat më sekrete, më të rëndësishme të një vendi që janë njëkohësisht të rëndësishëm për NATO, kanë përfunduar në duart e Ergys Agasit, Suel Çelës, Altin Troplinit, dhe klaneve të drogës nga AKSHI i Edi Ramës." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita media

Sondazh

Poll