Politike

“S’trembem nga procedimet”/ Lapaj nga protesta: Është koha që brezi i ri të bashkohet! Rama të dorëhiqet (VIDEO)

Lapaj theksoi se Rama ka vjedhur masivisht nga shqiptarët dhe shtoi se tani më është koha e së mirës kundër së keqes.

20 Dhjetor 2025, 12:39 Nga E. D
“S’trembem nga procedimet”/ Lapaj nga protesta:
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Adriatik Lapaj lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Lapaj theksoi se Rama ka vjedhur masivisht nga shqiptarët dhe shtoi se tani më është koha e së mirës kundër së keqes.

Lapaj gjithashtu kërkoi që fermerët dhe familjarët e të sëmurëve me kancer të dalin të protestojnë kundër qeverisë. Nga sheshi përballë kryeministrisë Lapaj i dërgoi edhe një mesazh kryeministrit: “I them Ramës nga ky shesh dhe këtë ia them në emër të tim ati që për çdo gjë e nismë që merr ndaj meje, je në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejt”.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha Rama nuk i mbajti, gënjeu. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale Është koha që brezi i ri të bashkohet në çdo cep të Shqipërisë, është koha që fermerët të dalin rrugëve për mundin që ua mori lumi dhe lekët që nuk ua dha Edi Rama. Është koha e një nisjeje të madhe të së mirës ndaj së keqes. Ka vetëm dy palë banditë që na kanë marrë peng dhe populli. Bashkohuni.

Kjo thirrje sot është për të gjithë ata që të sëmurë me kancer që nuk gjejnë ilaçe e për ata  njerëz që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve. Këta mendojnë se do më presin me kallëzime penale e arrestime. I pres në çdo kohë. Ta dinë mirë se nuk më trembin se kanë përballë një njeri që e ka marrë vendimin e jetës dhe nuk ka kthim pas. Dorëheqje, dorëheqje. Duartrokitje të madhe për funksionarët e drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj," deklaroi Lapaj./Dosja.al

 

shqipëria bëhet  adriatik lapaj

Sondazh

Poll