Politike

Berisha: Të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot në gjirin e PD

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata kanë një të ardhme të padiskutueshme në këtë parti.

20 Dhjetor 2025, 13:08 Nga E.d
Berisha: Të gjithë kandidatët që morën pjesë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot në gjirin e PD. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se ata kanë një të ardhme të padiskutueshme në këtë parti. Në fund, lideri demokrat tha se PD është në kontakt me ta, dhe se ata janë të angazhuar në parti.

"Të gjithë kandidatët që morën pjesë në listat e hapura janë sot në gjirin e PD dhe ndaj tyre PD është dhe do mbetet e hapur. Ata kanë një të ardhme të padiskutueshme në këtë parti. Kanë një investim të shkëlqyer. Kështu që jemi në kontakt me ta, bisedojmë me ta dhe janë të angazhuar. Ky është qëndrimi i PD." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita kandidatët

Sondazh

Poll