Politike

Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por ambiguiteti i tyre tregon se janë opozitë e opozitës

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se  të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat.

20 Dhjetor 2025, 13:15 Nga E.d
Berisha: Jemi të hapur për Lapajn dhe Shehajn, por ambiguiteti i tyre
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD është e hapur për Lapajn dhe Shehajn, por ambiguiteti i tyre tregon se janë opozitë e opozitës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se  të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat. Lideri i opozitës tha se Endri Shabani, përfundoi në gjirin e Edi Ramës. 

"Plotësisht dakord. Ne kemi ftuar të gjithë partitë. Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës. Ju e patë ku përfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë. Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal. Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës.

Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat. Opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare, janë paraqitur një seri kërkesash dhe asnjë nuk është pranuar në mënyrë antikushtetuese." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita adriatik lapaj

Sondazh

Poll