Politike

"Tani ka gjetur paratë e Franc Çopjas"/ Berisha: Qëllimi i Ramës me portin e Durrësit ishte që të bëhej miliarder

Sipas tij Rama tashmë atë pasuri e ka ndarë edhe me Franc Çopjan, trafikantin e drogës.

20 Dhjetor 2025, 13:11 Nga D.S
"Tani ka gjetur paratë e Franc Çopjas"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha, theksoi se qëllimi i Ramës ishte të bëhej milioner.  Sipas tij Rama tashmë atë pasuri e ka ndarë edhe me Franc Çopjan, trafikantin e drogës. Berisha beson se, Edi Rama ua morti portin shqiptarëve për të ndërtuar dhe përvetësuar truall prej 3.8 miliardë euro.

"Të faleminderit. Jam përpjekur t’u them shqiptarëve të vërtetën sepse mendoj se nuk duhet të qëndroj një ditë në politikë në momentin kur nuk mund t’u them atyre të vërtetën, ose kur nuk mund t’u them atyre atë që unë besoj si të vërtetë. Unë pashë tek porti i Durrësit, Edi Ramën miliarder. Analizova shumë gjatë atë përvetësim të tmerrshëm të asaj pasurie kombëtare. Do i kthehem këto ditë. Do marrin vësh shqiptarët se çfarë ka ndodhur, se çfarë goditje qindravjeçare kanë marrë ata në atë vendim.

Dhe e kuptova se Edi Rama kishte vetëm një qëllim, të bëhej miliarder. Tani ka gjetur paratë e Franç Çopjës, që i ndan me të. Franc Çopja është një trafikant që një vit ka administruar të vetat 28 ton kokainë, vlera e të cilës shkon rreth 6 miliardë. Franc Çopja është i gatshëm, dhe të sigurt të jeni ju, të ndajë me Ramën çdo shumë, mjafton të investojë gjysmën tjetër. Ndaj Edi Rama ua morti portin shqiptarëve për të ndërtuar bashkë me Alabarin- Alabari 70 milionë gjithsej, dhe për të përvetësuar vetëm truall rreth 3.8 miliardë euro, mbi 1 milion e ca metër katrorë.", tha Berisha/Dosja.al 

berisha rama porti i durresit

Sondazh

Poll