Politike

"E kam mbështetur publikisht..."/ Berisha: Lapaj u ftua të ishte i pranishëm në protestën tonë, por ka programuar protestën e tij

Edhe pse ai përfaqëson një parti tjetër, Berisha njoftoi se me datë 22 dhjetor, Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të jenë në shesh, ku i ftuar është edhe Lapaj. 

20 Dhjetor 2025, 12:46 Nga D.S
"E kam mbështetur publikisht..."/ Berisha: Lapaj u ftua të
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se, e ka mbështetur publikisht disa herë Adriatik Lapajn. Edhe pse ai përfaqëson një parti tjetër, Berisha njoftoi se me datë 22 dhjetor, Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të jenë në shesh, ku i ftuar është edhe Lapaj. 

"Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. Me datën 22 PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh. Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij," tha Berisha./Dosja.al

berisha spak

Sondazh

Poll