Politike

Berisha: Këto abuzime të paimagjinueshme janë një thirrje për çdo shqiptar që të ngrihet kundër kësaj organizate kriminale

Protagonistët e ngjarjeve, Berisha i cilëson si, bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar pasuritë e shqiptarëve.

20 Dhjetor 2025, 12:37 Nga D.S
Berisha: Këto abuzime të paimagjinueshme janë një thirrje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur rreth ngjarjeve të javës që po lëmë pas duke thënë se kjo shënon një kthesë të madhe të ndërgjegjes shqiptare. Protagonistët e ngjarjeve, Berisha i cilëson si, bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar pasuritë e shqiptarëve. Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen kundër asaj që e quan 'organizatë kriminale' që fundi i tyre të jetë sa më parë.

"Java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e cila i bën të mundur atij të motivohet për të larguar këta tam-tamë makutë, këta Gedafër, Bokasa e Mobutu. Bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar taksat, pasuritë, pronat e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe duhet të them me bindje se këto abuzime, që asnjë shqiptar ose shumë pak shqiptarë mund t’i imagjinonin, janë një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e çdo qytetari të ngrihemi. Të ngrihemi, të themi fjalën tonë, t’u rezervojmë këtij grupi, kësaj organizate kriminale, fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë.", tha Berisha./Dosja.al

berisha

Sondazh

Poll