Politike

VIDEO/ Nis protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, aktivistët përplasje me policinë: Edi Rama o hajdut

Siç shihet edhe në video, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë. Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar skandalet në qeverinë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.

20 Dhjetor 2025, 12:07 Nga E. D
VIDEO/ Nis protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Siç shihet edhe në video, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë. Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar skandalet në qeverinë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.


Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, prej disa ditësh janë zhvendosur para kryeministrisë, duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij. Përplasja me policinë erdhi, pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë dhe aktivistët kanë reaguar menjëherë./Dosja.al

 

 

edi rama adriatik lapaj

Sondazh

Poll