Politike

"Shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit"/ Bardhi tregon çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Na thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë

Në një deklaratë për shtyp, bashkë me 4 deputetë të tjerë të opozitës, Bardhi theksoi se gjatë mbledhjes u thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, ndërkohë që pasi shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit, mbledhja u shtye pa asnjë vendim dhe pa një datë të caktuar.

20 Dhjetor 2025, 12:04 Nga D.S
"Shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit"/ Bardhi
Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu parlamentar i opozitës, Gazmend Bardhi tha sot se, Kryeministri ka vendosur të pengojë drejtësinë. Në një deklaratë për shtyp, bashkë me 4 deputetë të tjerë të opozitës, Bardhi theksoi se gjatë mbledhjes u thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, ndërkohë që pasi shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit, mbledhja u shty pa asnjë vendim dhe pa një datë të caktuar.

Sipas Bardhit, kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor ta thërrasë mbledhjen kur e kërkojnë gjysma e anëtarëve dhe këtë duhet ta bëjë Niko Peleshi,por ky veprim po pengohet nga Rama.

"Kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor ta thërrasë mbledhjen kur e kërkojnë 1/2 e anëtarëve dhe këtë duhet ta bëjë Niko Peleshi. Çdo interpretim tjetër e provon qartë atë që po themi sot: se Edi Rama ka vendosur të pengojë drejtësinë, që ai vetë dhe e pandehura Belinda Balluku të fshehin prova dhe të intimidojnë dëshmitarët. Ky është shqetësimi i ngritur disa herë në mbledhje nga prokurorët e SPAK. Belinda Balluku ka kërcënuar vartësit e saj, vartës që po bashkëpunojnë me drejtësinë. Kjo është arsyeja pse prokurorët kërkuan që mbledhja e ardhshme e Këshillit të jetë maksimalisht 5 ditë nga dita e djeshme.

Ndërkohë që Edi Rama ka vendosur të marrë kohë të pacaktuar, duke thënë fillimisht se mbledhja do të zhvillohej pas datës 19 janar, e më pas në një moment tjetër. Në mbledhje na thanë se duhej 20 minuta pushim për të caktuar një datë, shkuan në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe u kthyen duke thënë se mbledhja mbyllet pa caktuar asnjë datë dhe pa marrë asnjë vendim. Përfundimin e mbledhjes nuk e shoqëruan me asnjë sqarim për mediat, përveçse shpërndanë lajme të rreme", tha Bardhi./Dosja.al

 

gazmend bardhi pd

Sondazh

Poll