Politike

Berisha: Këtë javë shqiptarët mësuan se Balluku ishte pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

 Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se një  ministër apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion dhe që blen dy jahte  dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.

20 Dhjetor 2025, 12:30 Nga E.d
Berisha: Këtë javë shqiptarët mësuan se Balluku ishte
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë se Belinda Balluku është pronare e 300 apartamenteve dhe e dy jahteve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se një  ministër apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion dhe që blen dy jahte  dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.

Lideri i opozitës tha se ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera. Berisha tha se në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.

"Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve që ndiqni këtë bisedë të përjavshme në rrjetet e mia sociale. Mendoj se kjo javë është karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, të cilat ndoshta kanë tejkaluar shumë imagjinatën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.

Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë. Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.

Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane. Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita belinda balluku

Sondazh

Poll