Politike

"Akt i pashembullt"/ Berisha: PD dënon fshehjen e provave dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se kryetari i grupit socialist Niko Peleshi, me urdhër të Ramës, refuzoi t’u vërë në dispozicion deputetëve provat e Prokurorisë që faktojnë vjedhje me vlerë qindra miliona euro.

19 Dhjetor 2025, 17:36 Nga E.d
"Akt i pashembullt"/ Berisha: PD dënon fshehjen e provave dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se kryetari i grupit socialist Niko Peleshi, me urdhër të Ramës, refuzoi t’u vërë në dispozicion deputetëve provat e Prokurorisë që faktojnë vjedhje me vlerë qindra miliona euro.

Berisha deklaroi se ky veprim synon të pengojë arrestimin dhe ndëshkimin ligjor të Ballukut dhe përbën një akt flagrant antikushtetues. Në fund, Kryedemokrati tha se asgjë në botë nuk i shpëton nga ndëshkikimi ligjor, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Reagimi i plotë:

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj./Dosja.al

sali berisha niko peleshi belinda balluku

Sondazh

Poll