Aktualitet

Shiste produkte dentare duke u prezantuar si përfaqësues i një kompanie, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë.

19 Dhjetor 2025, 14:38 Nga E.d
Shiste produkte dentare duke u prezantuar si përfaqësues i një
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 27-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë.

Përmes këtij mashtrimi ai blinte produkte dentare dhe më pas i shiste në klinika të ndryshme. Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të përfaqësuesve të një kompanie dentare, se një shtetas i paautorizuar prej tyre, ish punonjës në këtë subjekt, vijonte të blinte dhe të shiste produkte në emër të kompanisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Reputacioni”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë, për të blerë produkte, të cilat më pas i shiste në klinika. Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash (të dokumentuara deri tani, rreth 12 000 euro)./Dosja.al

tiranë 27-vjeçar policia

Sondazh

Poll