Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në zonën e Selitës/ I vendoset eksploziv automjetit të 39-vjeçarit, makinën e kishte parkuar në oborr

Blutë sqarojnë se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

19 Dhjetor 2025, 08:38 Nga E. D
Çfarë ndodhi gjatë natës në zonën e
foto ilustruese

TIRANË- Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në një automjet, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ndërsa makina rezulton në pronësi të 39-vjeçarit me iniciale D. J.

Blutë sqarojnë se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë:

Tranë/Informacion paraprak. Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al

selite shperthim me tritol

Sondazh

Poll