Aktualitet

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti të marrë me qira

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

19 Dhjetor 2025, 09:07 Nga E. D
E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht,
foto ilustruese

GREQI- Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, ku si pasojë ka humbur jetën. Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, kur pak pas orës 22:00 i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga apartamenti.

Sipas informacioneve, apartamenti ishte me qira afatshkurtër. Një ambulancë e EKAB-it shkoi menjëherë në vendngjarje, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, hetimet paraprake për incidentin janë ndërmarrë nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Kullës së Bardhë./Dosja.al

greqi aksident

Sondazh

Poll