Aktualitet

Dumani le përfundimisht zyrën me kolltukë të zinj. Strehohet në zyrën e Brahos. Shefi i ri dje mori zyrtarisht drejtimin e SPAK

Ditën e djeshme Dumani, zhvendosi në këtë zyrë aktet hetimore të dosjeve penale, duke çuar vijimin e punës si prokuror i thjeshtë, deri në një moment të dytë, kur Klodian Braho, të marrë vendimin për një riorganizim të shefave të 3 sektorëve drejtuese në SPAK, ku do qartësojë nëse Dumani do jetë shef sektori ose do vijojë të qëndrojë prokuror i thjeshtë.

19 Dhjetor 2025, 09:01 Nga Elton Qyno
Dumani le përfundimisht zyrën me kolltukë të zinj. Strehohet
Klodian Braho, Altin Dumani

TIRANË- Pas 3 vite qëndrim në postin e kreut të SPAK, Altin Dumani, vendosi ditën e djeshme të braktisë përfundimisht zyrën me kolltukë të zinj, duke u zhvendosur në një zyrë tjetër.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, Dumani, është vendosur në zyrën që ka mbajtur për 6 vite me radhë Klodian Braho, duke u vendosur në anën tjetër korridorit të SPAK, larg zyrës së shefit.

Ditën e djeshme Dumani, zhvendosi në këtë zyrë aktet hetimore të dosjeve penale, duke çuar vijimin e punës si prokuror i thjeshtë, deri në një moment të dytë, kur Klodian Braho, të marrë vendimin për një riorganizim të shefave të 3 sektorëve drejtuese në SPAK, ku do qartësojë nëse Dumani do jetë shef sektori ose do vijojë të qëndrojë prokuror i thjeshtë.

Tashmë Altin Dumani, do qëndrojë në korridorin ku shërbejnë dhe prokurorët e tjerë si Arben Kraja titullari i parë i SPAK, miku i tij Adnand Xholi,(por ka zëra se nuk flasin më), shoku i Universitetit të Shkodrës, Elvin Gogaj, Enkeleda Millonai, Alfred Shehu, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.

Tashmë shumë nga procedimet e hetuara, Dumani, do ti duhet ti ndjekë dhe në fazën e gjykimit në gjykatë, aty ku bëhet përballja e provave mes palëve në proces. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar./Syri.net

altin dumani klodian braho

Sondazh

Poll