Aktualitet

Shpërthimi me tritol në makinën e nipit të ish-zv.prokurorit/ Autorët shkojnë me dy makina, njëri prej tyre hedh ekplozivin dhe...

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen, ku rreth orës 03:20 minuta kanë qenë dy makina që afrohen te banesa e Dritan Janos në rrugën Gjerasim Qiriazi në Selitë. Njëri prej autorëve del nga mjeti dhe hedh sasinë e tritolit brenda oborrit ku shpërthimi dëmtoi mjetin e parkuar dhe më pas dy makinat e autorëve janë larguar me shpejtësi.

19 Dhjetor 2025, 11:35 Nga E. D
Shpërthimi me tritol në makinën e nipit të
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi me tritol në makinën e Dritan Janos gjatë natës në Selitë të Vogël. Bëhet me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen, ku rreth orës 03:20 minuta kanë qenë dy makina që afrohen te banesa e Dritan Janos në rrugën Gjerasim Qiriazi në Selitë. Njëri prej autorëve del nga mjeti dhe hedh sasinë e tritolit brenda oborrit ku shpërthimi dëmtoi mjetin e parkuar dhe më pas dy makinat e autorëve janë larguar me shpejtësi.

Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë me parë ka qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Sipas raportimeve të deritanishme janë disa pista që po hetohen nga Policia dhe ndër to ka të bë edhe me xhaxhain e tij, Thoma Janos. 

Gjithashtu hetuesit po verifikojnë punën e bashkëshortes se 39-vjeçarit si një pistë të mundshme.  Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Ndërsa vetë Dritan Jano prej vitesh është i punësuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ndërkohë një tjetër pistë që po verifikohet nga blutë ka të bëjë në lidhje me xhaxhain e tij, Prokurori Thoma Janos. Dritani, nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohësh ka mbajtur pozicionin e zv/ Prokurorit të Përgjithshëm, ka qënë dhe shefi i sektorit të përgjimeve në këtë institucion. Thoma Jano para pak kohësh është larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të moshës së pensionit, por për shkak të pozicionit të rëndësishme që ka mbajtur i afërmi i objektivit deri para pak javësh, nuk përjashtohet si motiv për vendosjen e tritolit nga ana e hetuesve./Dosja.al

shperthimi me tritol dritan jano thoma jano

Sondazh

Poll