Aktualitet

Vodhën para dhe 8 pajisje elektronike në tre dyqane! Arrestohen dy persona në kuadër të operacionit "Duo"

Sipas policisë, 2 personat kanë vjedhur 8 pajisje elektroniike dhe një shumë te konsiderueshme parash.

19 Dhjetor 2025, 14:24 Nga D.S
Vodhën para dhe 8 pajisje elektronike në tre dyqane! Arrestohen dy
Personat

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona me iniciale, E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas policisë, 2 personat kanë vjedhur 8 pajisje elektronike dhe një shumë te konsiderueshme parash. Policia bën me dije se kanë sekuestruar automjetin me të cilin të dyshuarit kanë kryej vjedhjen.

Uniformat blu referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ndërkohë, grupi hetimor vijon punon për zbardhje të rasteve të tjera të vjedhjes.


Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Duo”, në vijim të operacioneve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, para përgjegjësisë penale. Gjatë kësaj jave, vodhën para dhe pajisje, në 3 dyqane, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohet automjeti që përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Duo”, gjatë të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit, më datë 15.12.2025, kanë vjedhur 8 pajisje elektronike, në një dyqan në Yzberisht, më datë 17.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, dhe më datë 19.12.2025, kanë vjedhur 1 pajisje elektronike, në një dyqan në Rrugën e Kavajës. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

vjedhje policia e tiranes

Sondazh

Poll