Aktualitet

Tregtonin ilegalisht lëndë piroteknike, arrestohen tre pronarë marketesh në Tiranë

Gjatë kontrollit të policisë u gjet dhe u sekuestruan kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen.

19 Dhjetor 2025, 14:23 Nga E.d
Tregtonin ilegalisht lëndë piroteknike, arrestohen tre pronarë
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre pronar marketesh në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi tregtonin ilegalisht lëndë piroteknike. Gjatë kontrollit të policisë u gjet dhe u sekuestruan kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen. Policia po heton më shumë mbi rastet.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen përditë, në kuadër të planit operacional “Fireworks”, në subjekte që mund të tregtojnë pa autorizim lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 3 markete në këtë paligjshmëri.

Ndërkohë, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi E. B., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. P., 20 vjeç. Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B., u konstatua një sasi e konsiderueshme fishekzjarresh, të cilat dyshohen se janë porositur nga shtetasi E. P. Punohet për kapjen e 20-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Për këto 3 raste u arrestuan shtetasit K. K, A. B. dhe F. Sh., pasi në marketet e tyre, përkatësisht, në Rrugën e Qelqit, Kombinat, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, dhe në fshatin Hasan, Krujë, u gjetën kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen./Dosja.al

policia tre persona tirana

Sondazh

Poll