Politike

Diskutimet në Këshillin e Mandateve, avokati i Ballukut kërkon shtyrjen e mbledhjes, PS-PD bien në dakordësi

Lidhur me këtë kërkesë, PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës. SPAK ndërkohë ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.  

19 Dhjetor 2025, 13:14 Nga E. D
Diskutimet në Këshillin e Mandateve, avokati i Ballukut kërkon
pamje nga mbledhja

TIRANË- Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit prej orës 10:30 është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Bëhet me dije se gjatë mbledhjes, avokati i Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes ndërsa ka deklaruar se i duhet kohë për mbrojtjen.

Lidhur me këtë kërkesë, PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës. SPAK ndërkohë ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.  

Gjatë mbledhjes pati debate të ashpra, pasi vazhdimisht po diskutohej lidhur me USB-në me provat e SPAK, ku socialistët thanë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve./Dosja.al

këshilli i mandateve dhe imunitetit belinda balluku

Sondazh

Poll