Politike

Diskutohet imuniteti i Ballukut! Dalin PAMJET nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

Në pamje shihet se në mbledhje të pranishëm janë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla. Në sallë janë edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

19 Dhjetor 2025, 12:38 Nga E. D
Diskutohet imuniteti i Ballukut! Dalin PAMJET nga mbledhja e Këshillit
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

TIRANË- Pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Në pamje shihet se në mbledhje të pranishëm janë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Në sallë janë edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Mbledhja e cila ka nisur që prej orës 10:30 po mbahet me dyer të mbylla dhe kjo ka shkaktuar një debat të ashpër mes socialistëve dhe demokratëve.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

spak mbledhja e këshillit të mandateve

Sondazh

Poll