Rama: Brenda 2 viteve Shqipëria do jetë ndër vendet më të sigurta në botë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Rama tha sot se, brenda dy viteve Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të sigurta...
Në takimin e organizuar për projektin "Smart City Albania", ai tha se është normale që ky projekt të mos mirëpritet nga një pjesë e uniformave blu por kjo sipas atij, mund të ndihmojë të gjithë drejtuesit e ndershëm të policisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sistemit të kamerave të sigurisë me inteligjencë. Në takimin e organizuar për projektin "Smart City Albania", ai tha se është normale që ky projekt të mos mirëpritet nga një pjesë e uniformave blu por kjo sipas atij, mund të ndihmojë të gjithë drejtuesit e ndershëm të policisë.
Rama thotë se, 'Syri' i kamerës inteligjente, ka një rrjet mbulimi në 20 bashki. Duke qënë se ky sistem është në shërbim të shtetit, i bën ato vende që e praktikojnë, të cilësohen si më të sigurta.
"Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale.
Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Rama tha sot se, brenda dy viteve Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të sigurta...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për projektin 'Smart City Albania' tha se nuk do të ketë m&...
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve TIRANË- Pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet n&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha sot se falë teknologjisë edhe siguria në shkolla do ndryshojë rrëjnësisht....
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin 'Smart City Albania', ku u prezantua nisma për instalimin e një ...
foto ilustruese KOSOVË- Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e...
pamje nga protesta TIRANË- Partia Mundësia po vijojn protestën para kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillohet mbledhja e Këshil...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për mediat gjatë protestës para kryesisë...
Belinda Balluku TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK p&...
Belinda Balluku TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për të diskutuar në lidhje me SPAK për heqjen e...