Politike

Berisha: Forcat politike të opozitës vendosën sot të mobilizojnë të gjitha potencialet për betejën vendimtare

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri

19 Dhjetor 2025, 12:53 Nga E.d
Berisha: Forcat politike të opozitës vendosën sot të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se forcat politike të opozitës vendosën sot të mobilizojnë të gjitha potencialet për betejën vendimtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri. Lideri i opozitës tha se PD iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit

"Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye. Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm. Janë të marrë peng në zinxhir. Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës.

PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri. Ndaj dhe iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita protesta

Sondazh

Poll