Politike

"Kush do dojë të bëjë keq, duhet të dalë me ferexhe në rrugë"/ Rama: Do ia largojë policisë, të gjitha hijet tunduese të së keqes

Sistemi i kamerave inteligjente të sigurisë, do të shtrihet në 20 bashki duke mbuluar territoret më problematike në vend. 

19 Dhjetor 2025, 12:40 Nga D.S
"Kush do dojë të bëjë keq, duhet të dalë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për projektin 'Smart City Albania' tha se nuk do të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sistemi i kamerave inteligjente të sigurisë, do të shtrihet në 20 bashki duke mbuluar territoret më problematike në vend. 

Ai u shpreh se kush do që t'i shmanget syrit të policisë, do i duhet të mbulojë fytyrën për të dalë në rrugë sepse ndryshe identifikohen lehtësisht nga kamera.

"Ky projekt ndihmon drejtuesit e ndershëm dhe punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, i ndihmon duke ua larguar të gjitha hijet tunduese të të keqes. Kush do të dojë ti shmanget syrit të policisë për të bërë keq do të duhet të mbulohet me ferexhe për të dalë në rrugë ndryshe nuk dikën dot asgjëkundi. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur, sepse syri ka një rrjet mbulimi që 20 bashkitë me problematike, me lëvizjet më domethënëse futet kudo”, tha Rama./Dosja.al 

edi rama smart city albania sistemi i kamerave inteligjente

Sondazh

Poll