Politike

Berisha: Rama urdhëroi Thesarin para dy ditësh që t’i paguhen baxhanakut të tij 25 mln euro

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se familja Rama merr për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro.

19 Dhjetor 2025, 12:50 Nga E.d
Berisha: Rama urdhëroi Thesarin para dy ditësh që t’i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama urdhëroi Thesarin para dy ditësh që t’i paguhen baxhanakut të tij 25 mln euro. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se familja Rama merr për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, 75 milionë euro.

Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se ditur se AKSHI mund të bllokohet apo sekuestrohet, Rama urdhëron Thesarin dhe financat t’i disbursojnë me urgjencë lotin e fundit të parave të papaguara, 25 milionë euro nga 75. Kryedemokrati tha se të dhënat, të cilat ligji ndalon angazhimin e kompanive të huaja në administrimin e tyre, iu janë ofruar edhe kompanive të huaja. 

"Edi Rama ka urdhëruar dy ditë më parë t’iu paguhen kunatit 25 milionë euro nga tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, që është fund e krye një falsitet. Pra, imagjinoni, familja Rama merr për tenderin për përmirësimin e inteligjencës artificiale, se plasi inteligjenca artificiale në Shqipëri, 75 milionë euro. Dhe duke e ditur se AKSHI mund të bllokohet, sekuestrohet, Rama urdhëron Thesarin, urdhëroi financat t’i disbursojnë me urgjencë lotin e fundit të parave të papaguara, 25 milionë euro nga 75.

Përveç këtyre, të dhënat, të cilat ligji i ndalon strikt angazhimin e kompanive të huaja në administrimin e tyre, iu janë ofruar edhe kompanive të huaja. Pra, me një akt që shkel çdo ligj dhe çdo parim, çdo e dhënë personale e çdo shqiptari që ka letërnjoftim apo pasaportë, që ka konto bankare, që ka sigurime shoqërore apo ndihmë ekonomike, të gjitha llojet e të dhënave janë eksportuar në duart e grupeve kriminale në mënyrë që ato të mund të programojnë për interesat e tyre. Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama akshi

Sondazh

Poll