Politike

"Nuk ka nevojë që dikush të filmojë..."/ Siguria përmes kamerave inteligjente, Rama: ‘Syri magjik’ që ndjek dhe identifikon shkelësin në kohë reale

Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se ky sistem ndihmon në identifikim në kohë reale të shkelësve dhe gjithashtu regjistrimi që mund të jetë pamje e aksesueshme nga çdo qytetar.

19 Dhjetor 2025, 12:29 Nga D.S
"Nuk ka nevojë që dikush të filmojë..."/ Siguria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin 'Smart City Albania', ku u prezantua nisma për instalimin e një sistemi kamerash sigurie, përmes inteligjencës. Gjatë fjalës së tij Rama ka deklaruar se ky sistem ndihmon në identifikim në kohë reale të shkelësve dhe gjithashtu regjistrimi që mund të jetë pamje e aksesueshme nga çdo qytetar. Ai tha se ky projekt do ta rendisë Shqipërinë në nivele të larta të teknologjisë, duke sjellë standarde të larta monitorimi të rrugëve në qytet apo mjedise të tjera publike. 

"Ky nuk është një projekt një projekt kamerash, as një projekt me mbikëqyrje me kamera dhe e trupave të policisë përmes leximit të kamerave kur lind nevoja. Ky është një projekt që në sekondën që vjen në jetë rrit në mënyrë potenciale kapacitetin e policisë së shtetit. I jep Policisë së Shtetit syrin magjik për të parë sigurinë e territorit. Është një projekt që ndihmon për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej, kur flitet për identifikimin në kohë reale shkelësin, nuk flitet për një identifikim që vjen si rezultat i punonjësit të policisë që ndjek ekranin, por një identifikim nga sy magjik që e ndjek, e identifikon, e regjistron dhe e sjell para syve të publikut"

“Syri” i gjithë këtij sistemi është një sy që shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh në të njëjtën kohë gjithë informacionin e nevojshëm për të identifikuar problemin. Të gjitha këto informacione vijnë në kohë reale dhe policia më pas ndërhyn për të zbatuar ligjin. Nuk ka nevojë që dikush të filmojë një punonjës policie, që nuk përmbush standardet e komunikimi të një nxënësi në kohë reale, sepse në kohë reale kamera sjell debatin në sallë operative. Bëhet e pamundur që kamerat të fiken e të ndizen sipas dëshirës. Një kamerë e fikun sinjalizohet direkte në qendër," tha Edi Rama./Dosja.al

edi rama smart city albania

Sondazh

Poll