Politike

"Mbledhja s’mund të jetë e mbyllur"/ Këshilli i Mandateve diskuton për imunitetin e Ballukut, Shehaj: Tentativë për të censuruar informacionet për zv kryeministren

Shehaj nënvizoi se ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e Këshillit të Mandateve si deputet dhe jo si anëtar, ndërsa akuzoi Niko Peleshin se nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën.

19 Dhjetor 2025, 12:10 Nga E. D
"Mbledhja s’mund të jetë e mbyllur"/ Këshilli i
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për mediat gjatë protestës para kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për Belinda Ballukut, theksoi se nuk mundet që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura. 

Gjatë fjalës së tij, Shehaj u shpreh se kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura. Gjithashtu Shehaj nënvizoi se ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e Këshillit të Mandateve si deputet dhe jo si anëtar, ndërsa akuzoi Niko Peleshin se nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën.

“Duan të mbajnë fshehur kërkesën e prokurorisë. Është tentativë për të cenuar çdo informacion. Unë si deputet kam të drejtë të jem pjesë e këshillit të mandateve, jo si anëtar. Kemi nevojë që të përfaqësohemi në atë këshill. Taulant Balla ka kërkuar gjithmonë prokurorët kanë kërkuar që të bëhet me dyer të mbyllura dhe gjithmonë është bërë me dyer të hapura. Është e qartë që u ka ardhur fundi. Kam bërë kërkesë që të jem pjesë e këshillit, Peleshi as nuk po e voton. Është e qartë që është vendosur ta mbyllin, dhe sa më pak të marrin vesh se cila është kërkesa," tha Shehaj./Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll