Politike

Zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Ballukun/ Demokratët kërkojnë materialet që SPAK ka dorëzuar në Kuvend, ja si përgjigjen socialistët

Ndërkohë deputetët demokratë gjatë mbledhjes kanë kërkuar vazhdimisht që mbledhja të jetë e hapur, për tu njohur me aktet e SPAK për Belinda Ballukun. Mësohet se Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet dhe USB-ja me dosjen e plotë që SPAK ka dorëzuar në Kuvend.

19 Dhjetor 2025, 11:54 Nga E. D
Zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e Këshillit të
Belinda Balluku

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për të diskutuar në lidhje me SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, po vijon prej më shumë se një orë. Bëhet me dije se deputetët ende po diskutojnë nëse mbledhja do të duhet të jetë me dyer të hapura po jo.

Ndërkohë deputetët demokratë gjatë mbledhjes kanë kërkuar vazhdimisht që mbledhja të jetë e hapur, për tu njohur me aktet e SPAK për Belinda Ballukun. Mësohet se Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet dhe USB-ja me dosjen e plotë që SPAK ka dorëzuar në Kuvend.

Por nga ana tjetër, socialistët kanë kërkuar që mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë mbledhje të pranishëm janë edhe tre Prokurorë të SPAK, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, prokurori që po heton dosjen e Ballukut Dritan Prençi dhe prokurorja Dorina Bejko.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

mbledhja e këshillit të imunitetit dhe mandateve belinda balluku

Sondazh

Poll