Politike

Mbledhja e qeverisë/ Zv.kryeministrja Belinda Balluku mbërrin në Kryeministri

Ndërkohë që sot në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun.

19 Dhjetor 2025, 10:12 Nga E. D

 

Mbledhja e qeverisë/ Zv.kryeministrja Belinda Balluku mbërrin
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur pak minuta më herët në Kryeministri. Balluku do të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Ndërkohë që sot në orën 10:30 do të mbahet mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun.


Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku edi rama mbledhja e qeverise

Sondazh

Poll