Politike

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës/ Bardhi: Doni të na pengoni të marrim pjesë në mbledhjen për Ballukun

Bardhi kërkoi shtyrje të mbledhjes që secili deputet të ketë mundësi të njihet me provat.

19 Dhjetor 2025, 09:37 Nga D.S
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës/
Gazmend Bardhi

TIRANË- Sot është mbledhur Komisioni i Etikës lidhur me kaosin e shkaktuar ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë. Kërkesa e mazhorancës për pezullimin nga parlamenti për 29 deputetët e PD-së duket se ka hasur rezistencë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Bardhi shprehet se deputetët e opozitës të cilët kanë firmosur dokumentin duhet të tregohen të përgjegjshëm pasi duhet të paraqesin fakte. Sipas tij, në listë bëjnë pjesë emrat e deputetëve të cilët nuk janë përfshirë në ngjarjen e djeshme dhe se pozita po e përdor këtë me qëllim pengesën e opozitës para Këshillit të Imuniteve. Bardhi kërkoi shtyrje të mbledhjes që secili deputet të ketë mundësi të njihet me provat.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. 

Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi komisioni i etikes pd ps

Sondazh

Poll