Politike

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut/ Rama mbledh qeverinë në Kryeministri

Ministrat e kabinetit qeveritar kanë hyrë në godinën e qeverisë, ku pritet të mbahet mbledhja. 

19 Dhjetor 2025, 10:10 Nga E. D
Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut/ Rama
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, teksa sot zhvillohet edhe Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet, ku do të diskutojë për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë hyrë në godinën e qeverisë, ku pritet të mbahet mbledhja. Ndërkohë në godinën e qeverisë ka mbërritur edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. 

Mbledhaj e qeverisë po zhvillohet teksa Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do mblidhet ditën e sotme (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme lidhur me heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

edi rama spak belinda balluku qeveria

Sondazh

Poll