"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga hapat e parë në politikë tek "pengjet", rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve
Në një intervistë në emisionin Opinion, Rama u shpreh se sot ndihet i qetë me zgjedhjet që ka bërë, duke vlerësuar se shumë gjëra nga jeta personale i ka lënë pas me vetëdije, ndërsa ajo që ka marrë në këmbim lidhet me mundësinë për të ndikuar dhe për të bërë diçka për të tjerët.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra ndër vite dhe kufizimet që sjell roli i të qenit në krye të qeverisë, por edhe të angazhimit në politikë në përgjithësi. Në një intervistë në emisionin Opinion, Rama u shpreh se sot ndihet i qetë me zgjedhjet që ka bërë, duke vlerësuar se shumë gjëra nga jeta personale i ka lënë pas me vetëdije, ndërsa ajo që ka marrë në këmbim lidhet me mundësinë për të ndikuar dhe për të bërë diçka për të tjerët.
Sipas Ramës, kjo balancë mes asaj që ke dhënë dhe asaj që ke humbur është thelbësore për të kuptuar vlerën e jetës.
Kryeministri u ndal edhe te kujtimet nga fëmijëria, duke e përshkruar veten si një fëmijë të vështirë dhe më problematik krahasuar me vëllain e tij. Në ato momente përplasjesh me prindërit, tha se gjente mbështetje te gjyshja, këshillat e së cilës kanë mbetur për të pika orientimi edhe sot.
Një nga mësimet më të forta që ajo i kishte dhënë lidhej me përgjegjësinë personale dhe përballjen me vetveten në fund të jetës. Rama theksoi se këto reflektime i rikthehen shpesh, veçanërisht në periudha presioni, kritike apo sulmesh politike. Ato, sipas tij, shërbejnë si një mekanizëm për të ruajtur ekuilibrin dhe për të rikujtuar arsyen pse ka zgjedhur këtë rrugë.
Në përfundim, ai nënvizoi se, pavarësisht interpretimit fetar që i jepte gjyshja e tij këtyre ideve, thelbi mbetet i njëjtë: njeriu në fund përballet me veten dhe vlera e jetës matet me kujtimin dhe ndikimin që lë pas tek të tjerët.
"Nuk e perceptoj si humbje atë që kam zgjedhur lirisht. Për sa kohë besoj se ajo që kam lënë nga vetja, ose ajo që kam dhënë nga vetja, është përkthyer në shumëçka që kam mundur të bëj për të tjerët.
Gjyshja ime më ka thënë disa gjëra që sot janë si pika referimi, dhe një nga gjërat që ka marrë kuptim me kalimin e kohës ka qenë ajo që thoshte: unë nuk kam qenë një fëmijë i lehtë. Prindërit ishin kërkues, por unë isha më problematik se vëllai. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç u ndodh të gjithë fëmijëve, kërkoja strehë te gjyshja.
Ajo thoshte: 'Mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën. Nga ana tjetër, ti do të bëhesh burrë dhe të gjithë bëjnë gabime; do të bësh gjëra për të cilat do të të vijë inat. Vetëm të lutem mos e harro: shumë njerëz do të takosh në jetë, por takimi më i rëndësishëm është ai i fundit.'
Takimi i fundit është me dikë që është një plak i vjetër, me flokë të bardha dhe me mjekër. Dhe kur të shkosh tek ai… Prindërit e kishin problem që shoqërohesha me më të mëdhenj se vetja. Ky njeri është më i rëndësishmi, sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Do të të pyesë se çfarë ke bërë, si e ke kaluar jetën. Asgjë nuk do të mjaftojë; do të pyesë se çfarë ke bërë për të tjerët.
Dhe kjo më vjen ndër mend në rastet kur jam i ngarkuar, ose kur vjen një moment që sasia e “baltës” bëhet e madhe. Pastaj kjo më shërben si një mënyrë për të kujtuar se çfarë kam bërë. Është një balancë.
E përkthyer ndryshe, sepse gjyshja e thoshte nga këndi i saj si katolike: ky ballafaqim është, në thelb, një ballafaqim me vetveten. Kishte edhe një shprehje tjetër: në fund të ditës, e vetmja gjë që ka rëndësi është kujtimi që lë. Kur vjen puna te kjo, aty është edhe bilanci” tha Rama./ Dosja.al
Sondazh
VIDEOLAJM/ Florjan Binaj i bashkohet Adriatik Lapajt, përqafohen para Kryeministrisë
TIRANA- Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon prej 8 dhjetorit të qëndrojë në protest&eu...
“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket!
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po protest...
Nga Tirana në Bruksel! Rama flet për errësirën e Evropës dhe rrezikun e ekstremit të djathtë: Po zhytemi në errësirë, nuk shoh dritë në fund të tunelit
Edi Rama TIRANA- Në zyrën e tij të mbushur me art, me trupin e tij të madh të fshehur në një kolltuk lëkure të...
FOTOLAJM/ "Kush mbjell uri, korr REVOLTË", Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit kundër Ramës! Mesazhet PIKANTE në pankarta: Gjenerali i ushtrisë së burgosur!
TIRANA- Lëvizja Bashkë zhvilloi sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar "llogaridhënie" nga z&...
Berisha: Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipë...
Asociacioni, edhe pengesë, edhe urë e Kosovës drejt BE-së
Nga njëra anë përparim, nga ana tjetër ngecje. Kështu i sheh Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politik...
Berisha ultimatum Ramës: Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera, hajdutët e qeverisë, mos pengo drejtësinë, largohu
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të mos mbrojë me votat e vje...
Kosova përgatitet për zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor: Rreziqet politike dhe afatet për shmangien e paralizës potenciale
Foto ilustruese Këtë vit, 28 dhjetori përbën të dielën e katërt të zgjedhjeve në Kosovë. Pë...
Berisha: Sot PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ...
Berisha: Ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës e grupeve antikomuniste të saj që hodhën themelet e pluralizmit
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëv...

