18 Dhjetor 2025, 20:47
Nga M.L

TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga Partia Mundësia nesër para Këshillit të Mandateve, tubimit të Shqipëria Bëhet të shtunën dhe protestën e opozitës më 22 dhjetor.
Binaj tha se nëse të gjithë grupet e shoqërisë që kanë dalë të protestojnë do të bëhen bashkë, reagimi i shoqërisë do të jetë edhe më i madh dhe qeveria do të struket.
Pjesë nga fjala e Binajt:
Protestat kundër qeverisë janë detyra bazë të çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, nuk pranon të vidhet dhe të nënçmohet. Kur qytetarët heshtin, qeveria trimërohet dhe abuzon e i shkel qytetarët e saj me këmbën e pushtetit. Kur qytetarët ngrenë zërin, çohen në këmbë, protestojnë së bashku, qeverite tërhiqen dhe struken.
Sot është dita që të gjithë ne, të gjithë qytetaret, pa dallime partiake, t’i fusim frikën qeverisë dhe ta ndalim në këtë rrugë të mbrapshtë ku e ka futur Shqipërinë. Ne duhet të ngrëmë zërin, të çohemi në këmbë dhe të bëhemi bashkë. Është shumë mirë që njerëzit po çohen por nuk është gjë e mirë që po çohen të ndarë në grupe të ndryshme. Unë do të bëhem pjesë e të gjitha protestave.
Sot jam këtu tek protesta e Adriatikut dhe e mbështetësve të protestës së tij, nesër do t’i bashkohem protestës së Partise Mundesia. Ditën e shtunë do ti bashkohem protestës sës levizjes Shqipëria Bëhet , dhe ditën e hënë do të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partisë Demokratike. Shpresoj që shumë shpejt do bëhemi të gjithë sërisht së bashku, pa dallime politike, të gjithë si qytetarë!
Politike
18 Dhjetor 2025, 20:23
M.L
Edi Rama
TIRANA- Në zyrën e tij të mbushur me art, me trupin e tij të madh të fshehur në një kolltuk lëkure të...
Politike
18 Dhjetor 2025, 19:06
M.L
TIRANA- Lëvizja Bashkë zhvilloi sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar "llogaridhënie" nga z&...
Politike
18 Dhjetor 2025, 19:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipë...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:55
M.L
Nga njëra anë përparim, nga ana tjetër ngecje. Kështu i sheh Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politik...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:53
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës të mos mbrojë me votat e vje...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:50
M.L
Foto ilustruese
Këtë vit, 28 dhjetori përbën të dielën e katërt të zgjedhjeve në Kosovë. Pë...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:38
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD vjen në këtë 35 vjetor, po aq e vendosur sa ...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:35
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëv...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:33
M.L
Berisha, Salianji
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur të shkarkojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit poli...
Politike
18 Dhjetor 2025, 18:05
Foto nga vendngjarja
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në Kavajë për të marrë ...