"Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori...", Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Rama theksoi se dëmi më i madh ka qenë moslejimi i kundërshtarit të shprehë mendimin e tij ndryshe, duke e degjeneruar publikisht.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli sot mbi pasojat që la komunizmi në formimin e klasës drejtuese dhe marrëdhëniet në shoqëri, duke reflektuar mbi 35 vite demokraci. Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Rama theksoi se dëmi më i madh ka qenë moslejimi i kundërshtarit të shprehë mendimin e tij ndryshe, duke e degjeneruar publikisht.
Pa përmendur emra, duke nënkuptuar Sali Berishën, kreun historik të PD-së, Rama tha se ky fenomen vazhdoi me disa udhëheqës pas viteve ’90, duke kthyer teknikat e degjenerimit dhe luftën me çdo lloj kundërshtari në një metodë sistematike.
Ai theksoi se vetëm disa figura politike e kanë mishëruar këtë “rrezatim negativ” në mënyrë konsekuente, duke transplantuar mentalitetin e diktaturës në skenën politike pas komunizmit.
Rama theksoi se, ndërsa disa udhëheqës të mëparshëm mund të kenë përdorur momentalisht degjenerimin publik për pushtet brenda partisë, nuk e kanë bërë kurrë në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme.
“Dëmi më i madh që kam konstatuar nga ajo kohë ka qenë që duke vrarë dhe duke mos lejuar që të ngjallet për asnjë sekondë ideja e tjetrit, jo e kundërshtarit, por e tjetrit që ka një mënyrë ndryshe të të menduari dhe pikërisht pse e ka duhet zhdukur, asgjësuar, ka bërë që të kemi trashëgiminë më të errët nga pikëpamja e marrëdhënieve mes njërit dhe tjetrit nga pikëpamja politike, sociale ku tjetri vazhdoi të konsiderohet armik me ndryshimin që në vend të pushkatimeve, burgimeve ishte degjenerimi, balta, sulmet, akuzat, degjenerimi publik i tjetrit.
Kjo është e thellë, por lidhet me fatkeqësinë e madhe që një komunist ultrafanatik u kthye në një konservator ultrafanatik dhe gjuhën e urrejtjes, teknikat e degjenerimit të tjetrit, luftën me çdo lloj kundërshtie brenda vathës së vet dhe me çdo lloj kundërshtari e ktheu në metodë. Mund të thuash çfarë të duash për të tjerë se Fatos Nano vinte nga e njëjta parti, por Nanon nuk mund ta fusësh kurrë në këtë kategori që ishte sistematik se pati edhe ai momentin e vet kur e ktheu degjenerimin publik të tjetrit në metodë për pushtetin brenda partisë, por nuk mund të thuash për të tjerë, që kanë pasur mundësinë të ushtrojnë pushtet, nuk e kanë pasur kurrë.
I vetmi njeri konseguent që e ka mishëruar këtë rrezatimin negativ që thashë të Çernobilit komunist ka qenë ai që tani s’po ja them emrin për respekt të vetes. Linçimet në parti kanë nisur dhe kanë vazhduar në mënyrë konseguente me ato metoda të degjenerimit të kundërshtarit. Gjithë ajo dhunë që e karakterizonte atë regjim në mentalitet dhe e rrënjosur në të gjitha nivelet që kush të shfaqet ty përballë dhe nuk është si ti duhet degjeneruar u transpozua në këtë fazë nga ai atje”, tha Rama./ Dosja.al
Sondazh
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës...”, Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë: Ishte si seancë ekzorcizmi, të gjithë njerëzit u ngritën në këmbë...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer kujtimet nga ditët e para të angazhimit të tij në Universitetin e Arteve, ku 35...
“I kisha flokët më të gjata”, Rama rrëfen momentin kur forcat speciale e "shkundën" gjatë protestave studentore: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer disas kujtime nga fillimet e tij në angazhimin publik, duke rrëfyer momentet e para kur a...
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama tregon mësimin më të madh që ka marrë nga babai: Ishte një njeri me autoritet, por nuk e ushtronte asnjëherë tek të tjerët
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa kujtime nga fëmijëria dhe raporti i tij me babain, duke theksuar se, pavar&eum...
Çfarë humbi Rama me angazhimin në politikë? Kryeministri e zbulon: Angazhimi kërkon sakrifica, por gjithçka që jap është...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jet&...
"Nuk e shoh si humbje atë që kam zgjedhur vetë", Nga hapat e parë në politikë tek "pengjet", rrëfehet Rama: Bilanci i jetës nuk matet me pushtet, por me atë që u jep të tjerëve
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa reflektime personale mbi rrugëtimin e tij politik, sakrificat e bëra nd&...
VIDEOLAJM/ Florjan Binaj i bashkohet Adriatik Lapajt, përqafohen para Kryeministrisë
TIRANA- Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon prej 8 dhjetorit të qëndrojë në protest&eu...
“Do të jem në çdo protestë”, Florian Binaj takon Lapajn: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket!
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po protest...
Nga Tirana në Bruksel! Rama flet për errësirën e Evropës dhe rrezikun e ekstremit të djathtë: Po zhytemi në errësirë, nuk shoh dritë në fund të tunelit
Edi Rama TIRANA- Në zyrën e tij të mbushur me art, me trupin e tij të madh të fshehur në një kolltuk lëkure të...
FOTOLAJM/ "Kush mbjell uri, korr REVOLTË", Lëvizja Bashkë proteston para Kuvendit kundër Ramës! Mesazhet PIKANTE në pankarta: Gjenerali i ushtrisë së burgosur!
TIRANA- Lëvizja Bashkë zhvilloi sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar "llogaridhënie" nga z&...
Berisha: Ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipë...

