Aktualitet

BKH kontrolle në banesën e Ergys Agasit, sekuestron dhjetra shishe verë, gjysma zhduket pa gjurmë

Burimet bëjnë me dije se vera e sekuestruar është e një vlerë shumë të shtrenjtë, ndërkohë qe prejardhja e saj nuk dihet. Dyshohet se kjo verë është futur në vendin tonë në mënyrë kontrabandë.

18 Dhjetor 2025, 20:28 Nga M.L
BKH kontrolle në banesën e Ergys Agasit, sekuestron dhjetra shishe
Foto ilustruese

TIRANA- Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një aksion tjetër në banesat e biznesmenit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi. Burime ekskluzive për Dosja.al, pohojnë se në aksionin e mbrëmshëm janë gjetur dhe sekukestruar dhjetra shishe vere pa pullë fiskale.

Burimet bëjnë me dije se vera e sekuestruar është e një vlerë shumë të shtrenjtë, ndërkohë qe prejardhja e saj nuk dihet. Dyshohet se kjo verë është futur në vendin tonë në mënyrë kontrabandë.

Ndërkohë që para se agjentët e BKH-së të kryenin kontrolle në banesën e Agasit, biznesmeni ka futur njerëz që të hiqnin këtë lloj vere nga aty. Mësohet se ata kanë mundur që të heqin vetëm një pjesë, të saj por shuma më e madhe është sekuestruar nga BKH.

Ditën e sotme SPAK, mësohet se verën e sekuestruar e ka dërguar në doganë, për të bërë inspektimin dhe për te mësuar prejardhjen e saj. Teksa e kanë dërguar në doganë, shishet e verës ishin me shiritat ‘Mall Sekuestro’ të vendosura nga vetë SPAK./Dosja.al

bkh ergys agasi

Sondazh

Poll