Aktualitet

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në GJKKO ndaj 6 personave, Mirlinda Karçanaj dhe zv.shefja mbeten në 'arrest shtëpie'

Po ashtu, për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, Gjykata konfirmoi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Të gjitha masat e tjera të vendosura më parë nga Gjykata e Apelit mbeten në fuqi.

18 Dhjetor 2025, 18:07 Nga M.L

SKANDALI me tenderat e AKSHI-t! Përfundon procesi për masat në

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur që drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zv.shefja e institucionit, Hava Delibashi, të qëndrojnë nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”. Po ashtu, për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, Gjykata konfirmoi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Të gjitha masat e tjera të vendosura më parë nga Gjykata e Apelit mbeten në fuqi.

Disa ditë më parë, Karçanaj ishte paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga AKSHI. Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se, në bashkëpunim me një grup biznesmenësh, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë që fitues të ishin kompanitë e paracaktuara, ndërsa një pjesë e grupit dyshohet se ka pastruar miliona euro.

Sipas SPAK, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët kanë fituar dhjetëra tendera nga AKSHI, janë shpallur në kërkim dhe për ta është lëshuar masa “Arrest me burg”, pasi nuk u gjetën gjatë kontrolleve të para në mëngjes.

Në hetim është përfshirë edhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, ndaj të cilit është vendosur masa pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Hetimet e SPAK përfshijnë 12 procedura tenderuese të dyshuara si të paracaktuara, kryesisht për mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Hetuesit kanë marrë deklarime nga rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, duke përfshirë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave./Dosja.al

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll