Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Madrid Kullolli

Ky vendim u mor nga turpi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj.

18 Dhjetor 2025, 17:10 Nga E.d
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të
Foto ilustruese

TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimi ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Ky vendim u mor nga turpi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj. Në njoftimin e KPA thuhet se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 758, datë 16.04.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 758, datë 16.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 18.12.2025, në Tiranë./Dosja.al

madrid kullolli  kpa mimoza tasi

Sondazh

Poll