Aktualitet

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Papajorgji mori një mandat 3-vjeçar në krye të GJK. 

18 Dhjetor 2025, 15:56 Nga E.d
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
Foto ilustruese

TIRANË- Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Papajorgji mori një mandat 3-vjeçar në krye të GJK. Ajo ishte kandidate e vetme në garë për drejtimin e gjykatës. Vendi për këtë pozicion u hap, pas mbarimit të mandatit tre vjeçar të ish-gjytares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

"Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese",- thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

gjykata kushtetuese fiona papajorgji kryetare

Sondazh

Poll