Aktualitet

VIDEO/ Plagosja e ‘Guccit’! Tre persona të armatosur futen në lokal në Durrës dhe qëllojnë drejt shënjestrës, Kuçi i frikësuar tenton të fshihet pas shokëve dhe banakut

Në videon e publikuar nga Top Channel, duket se Kuçi ndodhej brenda lokalit kur autori hyn dhe i drejton armën. I përfshirë nga paniku, ai përpiqet të fshihet pas një shoku që kishte pranë, ndërsa agresori vijon t’i afrohet, duke mbajtur armën e drejtuar nga ai.

18 Dhjetor 2025, 16:38 Nga M.L

VIDEO/ Plagosja e ‘Guccit’! Tre persona të armatosur futen

DURRËS- Janë bërë publike pamjet filmike nga momenti i plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në një lokal në qytetin e Durrësit.

Në videon e publikuar nga Top Channel, duket se Kuçi ndodhej brenda lokalit kur autori hyn dhe i drejton armën. I përfshirë nga paniku, ai përpiqet të fshihet pas një shoku që kishte pranë, ndërsa agresori vijon t’i afrohet, duke mbajtur armën e drejtuar nga ai.

Sipas dyshimeve, konflikti që çoi në plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”, ka nisur në platformën TikTok dhe më pas është përshkallëzuar jashtë hapësirës virtuale. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, Kuçi ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili tashmë është shpallur në kërkim, duke sqaruar se përplasja kishte ardhur pas ofendimeve të ndërsjella në rrjetet sociale.

Po ashtu, mësohet se “Gucci” ka pasur konflikte edhe me persona të tjerë aktivë në rrjetet sociale, mes tyre Kozak-un, si dhe Xhemal Hukën, i njohur si “Fire”. Ky i fundit është shpallur në kërkim prej disa ditësh lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Freskut, e cila, sipas hetimeve, gjithashtu ka zanafillën në përplasjet online.

Xhemal Huka dyshohet se ka porositur dhunimin e një 26-vjeçari, i cili u sulmua me sende të forta, ndërsa autori i drejtpërdrejtë i dhunës është arrestuar nga policia. Ndërkohë, rezulton se Fabion Kuçi ka qenë i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka vuajtur edhe një periudhë burgimi./ Dosja.al

plagosja e fabion kuçit gucci

Sondazh

Poll