Aktualitet

EMRI-FOTO/ Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena! 30-vjeçari shërbente si zëvendëskryetar, ishte përgjegjës për ruajtjen e lëndëve narkotike

Arrestimet u kryen pas operacioneve policore dhe analizës së inteligjencës, që konfirmuan aktivitetin kriminal të organizatës, e cila kishte një strukturë profesionale dhe hierarkike.

18 Dhjetor 2025, 19:40 Nga M.L

EMRI-FOTO/ Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve

GREQI- Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale aktive në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kanabisit në rajonin e gjerë të Atikës, duke kryer katër arrestime dhe sekuestruar drogë dhe para. Mes të arrestuarve janë dy shtetas të huaj, 55 dhe 30 vjeç, si dhe dy grekë, 22 dhe 30 vjeç.

Arrestimet u kryen pas operacioneve policore dhe analizës së inteligjencës, që konfirmuan aktivitetin kriminal të organizatës, e cila kishte një strukturë profesionale dhe hierarkike.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesa, policia sekuestroi: 15.153 kg kanabis të papërpunuar, 1.907 kg kanabis të përpunuar në formë çokollate, një makinë private dhe një mjet motor, një jelek antiplumb, një numërues parash dhe 4 peshore elektronike, pajisje telefonike celularë, paketa najloni dhe 51,490 euro para të gatshme.

Vlerësohet se organizata ka përfituar mbi 95,000 euro nga aktiviteti kriminal. Autoritetet raportojnë se udhëheqësi 55-vjeçar dhe shtetasi grek 22-vjeçar kishin qenë të përfshirë më parë në veprime të ngjashme penale.

Mes katër të arrestuarve ishte edhe reperi shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”. Në organizatë, 55-vjeçari shqiptar ishte kreu dhe përgjegjës për gjetjen, ruajtjen dhe mbledhjen e fitimeve nga droga, ndërsa Kostandinos Jorgji, 30 vjeç, shërbente si zëvendëskryetar dhe ishte përgjegjës për ruajtjen e lëndëve narkotike së bashku me udhëheqësin.

Një 22-vjeçar grek ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, së bashku me 55-vjeçarin dhe 30-vjeçarin, si dhe për dorëzimin e sasive të drogës te transportuesi i organizatës, në mënyrë që ato të shpërndaheshin më pas te trafikantët dhe përdoruesit e tjerë.

Ndërsa një tjetër shtetas grek 30-vjeçar, ishte përgjegjës për transportin dhe trafikimin e sasive të lëndëve narkotike./ Dosja.al

for3al kostandinos jorgji

Sondazh

Poll