18 Dhjetor 2025, 18:38
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Air Transat kanë njoftuar hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Përmes një njoftimi për shtyp, ata lajmëruan se ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut.
Fluturimi inaugurues nga TIA do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërkohë që fluturimi i parë nga Toronto është parashikuar në 18 qershor 2026, në orën 22:00. Avioni që do të operojë këtë linjë do të jetë një Airbus A330-200, me një kapacitet prej rreth 350 vendesh. Fluturimet do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me një frekuencë javore.
Linja e re ajrore i përgjigjet kërkesave në rritje për fluturime direkte jo vetëm mes Shqipërisë, por edhe vendeve të rajonit dhe Kanadasë. Vlerësohet se rreth 60 mijë pasagjerë në vit lëvizin në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe për nevojat e komuniteteve të diasporës.
Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe asaj rajonale, të cilët prej vitesh kanë pasur nevojë për një lidhje ajrore direkte me Shqipërinë. Fluturimi Tiranë–Toronto e thjeshton ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik për pasagjerët. Kjo linjë gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht për zhvillimin e turizmit, aktivitetin e biznesit dhe në shkëmbimet kulturore, ndërsa Tirana forcon më tej rolin e saj si një pikë lidhëse ajrore për rajonin.

Hapja e këtij destinacioni është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe efektiv ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe përgjigjen ndaj kërkesës së tregut me shërbime ajrore cilësore dhe të besueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe koordinimi i ngushtë i autoriteteve shtetërore ishte vendimtar në finalizimin e marrëveshjes së lidhjes ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë në një kohë rekord.
Hapja e linjës Tiranë–Toronto është bërë e mundur edhe falë investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati në modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.
“Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut. Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.” tha Piervittorio Farabbi, drejtori i operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

“Jemi krenarë që bëhemi linja ajrore e parë që ofron shërbim direkt pa ndalesë midis Amerikës së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo linjë do të mbështesë rritjen e turizmit në Shqipëri dhe Ballkan, ndërsa do t’u ofrojë pasagjerëve në rajon akses të lehtë drejt Kanadasë dhe lidhje të mëtejshme në të gjithë Amerikën e Veriut përmes rrjetit tonë dhe partneritetit me Porter Airlines.” tha Sebastian Ponce, Drejtor i të Ardhurave në Transat.
Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.
Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë, duke shërbyer si një motor kyç për turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen ndërkombëtare. I vlerësuar si aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, aeroporti mban lidershipin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për nga lidhshmëria, numri i pasagjerëve dhe investimet.

Rreth Air Transat
E themeluar në Montreal në vitin 1987, Air Transat është një kompani ajrore lider, e votuar nga pasagjerët si Linja Ajrore më e Mirë për Udhëtime Rekreative në Botë 2025 në Skytrax ëorld Airline Aëards. Programi i saj ofron akses në destinacione ndërkombëtare, kryesisht në Evropë, Karaibe, bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Veriut. Air Transat njihet për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientit dhe operon me një flotë që përfshin disa nga avionët më efikasë për nga konsumi i energjisë në kategorinë e tyre. Me seli në Montreal dhe baza kryesore në Aeroportin Ndërkombëtar Montréal–Trudeau (YUL) dhe Aeroportin Pearson të Torontos (YYZ), kompania ka rreth 5,000 punonjës me një qëllim të përbashkët: të afrojë njerëzit me njëri-tjetrin./Dosja.al
tia air transat shqipëri–kanada
d3c30918 5070 4d83 9ed8 72a19e724af0
8c441ea9 47e1 463d 9f4f c2dfdb748964
ff6fecf1 0730 49b7 ac47 7ba280aa4b41
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 18:07
M.L
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur që drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mi...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 17:10
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimi ka lënë në fuqi shkarkimin nga d...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 17:00
E.d
Klodjan Braho
TIRANË- Ceremonia për Kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho është shtyrë për ditën e hënë. ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 16:54
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, do të p...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 16:38
M.L
DURRËS- Janë bërë publike pamjet filmike nga momenti i plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçit, i njohur në rr...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 15:56
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Papajorgji mori një mandat...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 15:14
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 15:04
E.d
Foto ilustruse
SARANDË- Arma e zjarrit e llojit 'TT', e cila u gjet një ditë më parë nga disa të mitur në Sarand&eu...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 15:04
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votu...
Aktualitet
18 Dhjetor 2025, 14:51
E.d
Foto ilustruse
LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Një kamion është përplasur...