Aktualitet

Vinin baste sportive në një lokal ku organizoheshin lojra fati, arrestohen dy persona në Tiranë

Në ambientet e lokalit u gjetën pesë celularë, të cilët përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.

18 Dhjetor 2025, 15:14 Nga E.d
Vinin baste sportive në një lokal ku organizoheshin lojra fati,
Foto Ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën pesë celularë, të cilët përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.

Gjatë kontrollit fizik të njërit prej të arrestuarve, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit tjetër, u gjet një armë sportive të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në lokal. Sekuestrohen 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati, një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, një shumë parash dhe 1 armë sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se zhvillohen lojëra fati të paligjshme dhe, si rezultat, kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over 2”, u arrestuan shtetasit:

E. Ç., 34 vjeç dhe I. T., 31 vjeç, të dy banues në Ndroq. Këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme./Dosja.al

tiranë ndroq kokainë

Sondazh

Poll