Bota

OBSH: Është ende herët për të parashikuar fundin e Koronavirusit

13 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
OBSH: Është ende herët për të parashikuar fundin e

KINË– Organizata Botërore e Shëndetit ditën e sotme ka deklaruar se është shumë herët për të dhënë një datë përfundimtare të zhdukjes së Koronaviursit.

Nuk mund të bëhet një parashikim përfundimatar për virusin, pasi numri i viktimave dhe të të  sëmurëve me Koronavirus po rritet  gjithmonë e më shumë. Ku së fundmi brenda një dite kanë humbur jetën 242 persona duke e çuar numrin e viktimave në 1361, ndërsa të sëmurë janë mbi 60 mijë njerëz.

“Është shumë herët’ për të parashikuar përfundimin e epidemisë së koronavirusit, megjithë ka një ngadalësim të dukshëm të numrit të rasteve të reja në Kinë.”- ka deklaruar thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

“Ky shpërthim ende mund të shkojë në çdo drejtim.”- u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh tedros ghebreyesus 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh tedros ghebreyesus

Sondazh

Poll