Aktualitet

Polici i dehur e plagosi me armë/ I plagosuri rrëfen ngjarjen: U përleshëm, arma kishte 14 fishekë, fatmirësish plumbi më

13 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
Polici i dehur e plagosi me armë/ I plagosuri rrëfen ngjarjen: U

Fier-I plagosuri Solli Meçe, 70 vjeç ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ë rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Fier ku  efektivi i FNSH-së, Paulin Shpami  e ka plagosur me armë zjarri.

70 vjeçari në një deklaratë për ABC News ka bërë me dije se rrotonta e nddhhur në vendin Vija e Ngjalës është bërë gjithmonë shkak i aksidenteve të ndryshme dhe shumë makina që përplasen me shtëpinë e tij. Ai ka thënë se si pasojë e ngushtimit të rrugës ndodh që shumë makina përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Personi ishte i pirë dhe nuk kishte pirë raki por ishte i droguar. Unë jam i plagosur në gisht ku mora një raport mjekoligjor shkova te mjeku ligjor por ai nuk ishte dhe më tha që të shkoja të shtunën. Unë dola në momentin që dëgjova zhurmën më ka dëmtuar makinën, ai po shante ishte bashkë me dy të tjerë ai më pas nxori armën u rrotullum gjatë përleshjes dhe dola siper atëherë me vendosi armën që kishte 14 fishekë por fatmirësisht arma është shkrepur vetëm një herë dhe fatmirësisht më kapi vetëm gishtin”, shprehet 70 vjeçari i plagosur këtë të enjte në Fier.

Marrë nga abcnews.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paulin shpami plagosje me armë në fier solli meçe paulin shpami plagosje me armë në fier solli meçe

Sondazh

Poll