Politike

"Qytetarë është ora juaj!" SPAK kërkoi heqjen e imunitetit për Ballukun/ Berisha: Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Ballukun, me çdo çmim sepse mbron veten e tij.

16 Dhjetor 2025, 16:11 Nga E.d
"Qytetarë është ora juaj!" SPAK kërkoi heqjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK, drejtuar Kuvendit për të hequr imunitetin ndaj Belinda Ballukut. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha u shpreh se Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Ballukun, me çdo çmim sepse mbron veten e tij. Lideri i opozitës tha se data 22 dhjetor do të jetë dita e protestave, ku populli do të thotë fjalën e tij. 

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë. Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.” Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij? Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita protest

Sondazh

Poll