Politike

Njohja e viteve të punës në Greqi/ Spiropali: Një marrëveshje që garanton trajtim të barabartë të qytetarëve

Në konferencën e përbashkët me homologun e saj grek në Athinë, Spiropali përmendi se një marrëveshje të tillë, Shqipëria e ka firmosur me shumë vende të BE-së përfshirë dhe Italinë së fundmi.

16 Dhjetor 2025, 14:01 Nga E. D
Njohja e viteve të punës në Greqi/ Spiropali: Një
Elisa Spiropali

GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali theksoi rëndësinë e vijimit të negociatave teknike përsa i përket njohjes së viteve të punës të shqiptarëve që prej vitesh kanë punuar në shtetin grek. Në konferencën e përbashkët me homologun e saj grek në Athinë, Spiropali përmendi se një marrëveshje të tillë, Shqipëria e ka firmosur me shumë vende të BE-së përfshirë dhe Italinë së fundmi.

"Ne do ta çmonim shumë vazhdimin e negociatave teknike për marrëveshjen bilaterale për mbrojtjen sociale.
Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm përpara në mbrojtjen e të drejtave të sigurimeve shoqërore dhe në garantimin e trajtimit të barabartë për punëtorët dhe personat e vetëpunësuar, si për shqiptarët në Greqi apo qyetetarët grekë qëpunojnë në Shqipëri.

Një shembull pozitiv dhe inkurajues është përvoja e suksesshme me firmosjen e marrëveshjeve të ngjashme me shumë vende partnere të Bashkimit Europian, përfshi Italinë në vitin 2024, apo edhe vende të tjera," tha Spiropali./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll