Politike

Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, të shohim me sytë nga e ardhmja

Gjatë fjalës së saj, Spiropali falenderoi posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.

16 Dhjetor 2025, 13:58 Nga E. D
Spiropali kërkon heqjen e ligjit të luftës: Referencë
Elisa Spiropali

GREQI- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali gjatë takimit me homologun grek George Gerapetritis, preku edhe çështja e ligjit të luftës së Greqisë. Spiropali tha se dy vendet janë anëtarë të NATO-së dhe se pret që Greqia të heqë ligjin e luftës. Gjatë fjalës së saj, Spiropali falenderoi posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.

"Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve.

Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq. Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja. Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian," tha Spiropali nga deklarata e përbashkët me homologun grek./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll